Piloti italian Giorgio Riformato, 56 vjeç nga Varese, i cili drejtonte avionin e bllokuar në Divjakë, rezulton me precedentë të mëparshëm për mashtrim. Në 2009 piloti 56-vjeçar së bashku me një bashkëpunëtorin e tij u përfshi në një skandal mashtrimi pasi kryente mësime pilotimi kundrejt një pagese prej 1200 euro, ose më saktë e barasvlefshme me shumën e fluturimit Itali-Kinë.

Kapja e tij u bë pasi u denoncua në programin italian “Le Iene” nga dy praktikantë. Hetimet e mëtejshme vërtetuan mashtrimin e Riformatos, i cili kishte edhe një uniformë me shumë grada të ngjashme të atë të aviacionit italian, dhe pranonte të vetëquhej komandant. Pas hetimeve të bëra nga “Guardia di Finanza’ u treguar se Riformato kishte shkelur një sërë artikujsh të Kodit të Aviacionit.
 
Nga kontrollet e bëra nga policia italiane, iu gjet në hangar një aeroplan tip “Piper”, një kompjuter si dhe uniforma të aviacionit italian. Verifikimet e bëra rezultuar se Riformato nuk kishte liçensë për dhënien e mësimeve të fluturimit. 

Ndërkaq të dhënat paraprake të avionit të ndaluar tregojnë se ai është tip "Piper" Turbo i ndërtuar në vitin 1978, në pronësi "Fox Jet Airlines SRL" e riliçensuar në vitin 2011.

Redaksia Online