Avokatët Penalistë refuzojnë
paisjen me kasë fiskale

Avokatët Penalistë refuzojnë<br />paisjen me kasë fiskale
Paisjen me kasë fiskale e ka kundërshtuar shoqata e Avokatëve Penalistë, ky kryetari i kësaj shoqate Sajmir Vishaj, me anë të një letre dërguar ministrit të Financave Shkëlqim Cani kërkon përjashtimin e avokatëve nga kasa fiskale.

Sipas letrës, thuhet se Avokatia është një nga shumë profesionet e lira dhe ofron shërbime konsulencë në zyrë dhe nuk mund të lëshohet kupon tatimore për këshillaligjore. Avokatët kërkojnë që të rishikohet vendimi i qeverisë, duke iu referuar legjislacionit tatimor të vetëdeklarimit, pasi kasa fiskale nuk është e përshtatshme për shërbimet e avokatisë. Ata kërkojnë që të përjashtohen nga kasa fiskale siç është bërë në rastet e mjekëve të cilët janë përjashtuar.

Nisur nga kjo situatë, avokatët penalistë propozojnë që ministri Cani të bëjë ndryshimet e nevojmë pasi, avokatia është një profesion i lirë dhe nuk mund të pritet për çdo këshillë një kupon tatimore. Vishaj, shton se në rast se nuk do të bëhen këto ndryshime, atëherë mes ministrisë së Financave dhe Shoqatës së Avokatëve Penalistë, do lindë një konflikt gjyqësor, ku avokatët do kërkojnë shfuqizimin e disa neneve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Momentalisht të gjithë avokatët ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, pa kasa fiskale duke përdorur vetëm fatura tatimore, për çdo çështje civile apo penale që regjistrojnë. Pjesa më e madhe e tyre punojnë me tarifa që i caktojnë vetë, kjo duke parë dhe shkallën e vështirësisë së zgjidhjes së dosjes. Ndërkohë që tashmë ministria e Financave, kërkon me çdo kusht që ky profesiontë paiset me kasë fiskale, duke paisur klientët me çdo kupon tatimor, për shërbimin që i kryen.

Redaksai online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Fitorja me Romën, Granit Xhaka: Duhet të shënonim më shumë gola

Fitorja me Romën, Granit Xhaka: Duhet të shënonim më shumë gola