TIRANE - Një tjetër skandal po përfshin fushatën zgjedhore të PD, këtë herë me përdorimin me dhunë të automjeteve të sekuestruara në pikat e grumbullimit të makinave. Avokati Ilir Malindi denoncon shpërdorimin e detyrës së kryeprokurorit në Durrës, i cili ka dhënë leje jashtë bazave ligjore për përdorimin e një automjeti luksoz, i cili është ende në proces gjyqësor, për tu përdorur për fushatën e PD. Jo vetëm kjo, por dhe shumë automjete të tjera që janë të grumbulluara në Rrashbull, pritet që të shfrytëzohen nga partia në pushtet për të bërë fushatë, kjo pas urdhrit që është dhënë nga kreu i qeverisë për mos bërjen fushatë me atomjtetet e administratës.
Zoti Malindi, ju ngrini një shqetësim për marrjen me forcë nga ana e Ministrisë së Brendshme të automjeteve të sekuestruara apo atyre që janë ende në proces gjyqësor. Konkretisht cili është rasti që ju denonconi dhe ku bazoheni që thoni se këto po përdoren për fushtën zgjedhore?
Më datë 22 maj disa punonjës të Ministrisë së Brendshme shkuan në pikën e grumbullimit të automjeteve në Rrashbull për të marrë mjetet që janë sekuestruar ose që janë gjatë procesit të hetimit. Personat, të cilët po debatonin dhe i pyesnin “se për çfarë i doni këto”, dëgjuan në fund një polic që ishte civil, i cili u tha “Që duhen për fushatë se makinat e administratës bien në sy”. Mënyra sesi jepen makinat pa autorizimin e prokurorëve ose me pëlqimin e tyre me fjalë jo me shkresa kjo përbën shpërdorim të pastër të detyrës.
Futja në lojë e këtyre prokurorëve që japin autorizime përbën hapur shkejle të ligjit, duke filluar që nga kryeprokurori Adriatik Llalla dhe në bashkëpunim me drejtoritë e policisë në Ministrinë e Brendshme. Rasti konkret është i tillë që një makinë shumë luksoze e tipt BMV 730, e cila është ndaluar në mënyrë skandaloze nga drejtoria e policisë Tiranë e sektorit të trafikut të paligjshëm vitin që shkoi. Ky automjet nga kontrolli në muajin mars ka rezultuar i shkëlqyer pa asnjë problem.
Makina aktulisht është në proces gjyqësor dhe këta njerëz duan ta rrëmbejnë dhe donin ta merrnin forcërisht. Fati ishte se këta punonjës të Ministrisë së Brendshme nuk dinin ta përdornin sepse ajo është me sistem GPS dhe komplet elektronike. Kjo makinë aktualisht është ende në proces gjyqësor dhe seanca gjyqësore është në datën 27 maj.
Gjyqtari i ka kërkuar prokurorit gjithë dokumentacionin, por për momentin ai se kishte pasi nuk kishte filluar ende procedimi penal. Kjo makinë është e rregullt sepse ka dhe certifikatë pronësie. Në momentin që merret certifikata e pronësisë policia del jashtë loje duhet të konsultohet me degën e shërbimit të automjeteve që japin targat e pronësisë e makinave dhe jo me policinë. Duket hapur se kjo është vetëm në përdorim të fushatës.
Çfarë roli duhet të ketë prokurori në këtë rast?
Prokurori Afrim Shehu ka dhënë miratimin me gojë, madje me shefin e policisë kontaktonte drejtpërdrejtë se “le të jepet makina”, por ata nuk dinin ta përdornin. Në këto kushte nga policia në këtë vend morëm vesh se po i grumbullojnë në të gjithë Shqipërinë mjetet që janë në pikat e grumbullimit që janë sekuestruar si dhe ato që janë në proces gjyqësor. Këto automjete do të kërkohen përsëri nga pronarët. Nuk ka të drejtë askush që të marrë mjetet e sekuestruara ose që janë në proces gjyqësor e t`i nxjerrin në fushatë.
U ndryshojnë targat e ku ta dimë se çfarë tjetër, gjë që është haptazi e kundraligjshme. Për këtë automjet që po flasim është lajmëruar edhe Avokati i Popullit për tu bërë dhe kallëzimi penal. Në këtë rast problemi është se kemi të bëjmë me shpërdorim, të detyrës së prokurorit Afrim Shehu. Ai duhet të dalë para përgjegjësisë ligjore. Si mundet këta që të japin urdhra para se të mbyllet seanca gjyqësore? Ky është një skandal. Pa dhënë leje prokurori i përgjithshëm këta nuk duhet të bëjnë asnjë veprim. Duhet të jetë një urdhër nga lart që të veprojnë këta sepse askush nuk vepron dot pa urdhër të kryeprokurorit.
Automjeti, të cilin ju denonconi se do të merret për fushatë, a i ka dokumentet e rregullta apo ka probleme që është sekuestruar nga policia?
Automjeti është blerë nga një shtetas italian në Kosovë. Ai e ka sjellë makinën këtu dhe është larguar në datën 14 maj 2010. Këtë e ka blerë një qytetar në Shqipëri. Pas datës 14 maj, qytetari italian ka dalë pa makinë nga Shqipëria. Makina ka kaluar të gjitha procedurat administrative, ka marrë targën dhe pas 6 muajve që janë bërë të gjitha verifikimet, ka marrë dhe pronësinë.
Në momentin që merret pronësia policia del jashtë loje, duhet personi që e ka shitur ta kërkojë ose të ndërmjetësoi. Është njësoj sikur ke dhe pronësinë e tokës që ty të vjen për të vërtetuar policia, por duhet të vijë një organ tjetër që është kompetent. Këta veprojnë në mënyrë më banditeske. Edhe në Republikë bananesh të jemi, kështu nuk veprohet. Eshtë hapatazi kriminale. I kam thënë dhe gjyqtarit që kjo që bën prokurori është e jashtëligjshme.
Pronari i ri që e ka blerë automjetin ka bërë denoncim për këtë që po i ndodh automjetit të tij?
Sigurisht. Në datën 21 nisi gjyqi dhe në 27 është seanca e dytë. Duke marrë parasysh që në datën 27 është seanca gjyqësore prokurori shkon dhe jep urdhër që kjo makinë t`i jepet Ministrisë së Brendshme. Kjo është pronë e tjetër kujt. Jo ai, por as Sali Berisha nuk e prek dot atë automjet. Justifikimi që ata erdhën ishte se do t`i bënin ekspertizë. Por ekspertiza procedurialisht bëhet në prani të pronarit. Më kanë njoftuar se çelsat e makinës i ka patur prokurori që po merret me çështjen dhe që ia ka dhënë punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Burime të mia më thanë se kjo makinë do t`i jepet për përdorim Agron Kuliçajt.
A jeni në dieni të rasteve të tjera të ngjashme që po ndodhin në këtë pikë të grumbullimit të automjeteve?
Para një viti e gjysmë kemi raste që janë denoncuar edhe nga Fiks Fare, ku zv.ministri i Brendshëm lëviste me automjet të personave që kërkonin makinën dhe që kishin dokumentet e sakta të automjetit. Kjo është një praktikë gangësterësh që nuk e kuptoj sesi guxojnë të bëjnë të tilla gjëra. Në të githë rrethet po i grumbullojnë automjetet për t`i çuar në Tiranë që të mos dalin automjetet e administratës në fushatë.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pyetje pergjigje: Baza ligjore që nuk lejon përdorimin e makinave