Avokat Ngjela: Amerikanët nuk
bisedojnë me barbarët e çadrave

Avokat Ngjela: Amerikanët nuk<br />bisedojnë me barbarët e çadrave
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar angazhimin e amerikanëve për zgjidhjen e ngërçit politik, duke iu referua vizitës së pritshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan Hoyt Brian Yee. Sipas Ngjelës, amerikanët vijnë me ultimatum. “E kuptoni ju që një Sali dhe një Lulzim nuk kanë fare peshë në llogarinë e politikës amerikane! Hoyt Brian Yee ishte ai që shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov në Shkup, dhe tani pas takimit, në Maqedoni, po shkon gjithçka drejt për shqiptarët. Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave: kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Dhe kështu do të ndodhë edhe të hënën në Tiranë: gjithçka do të shkojë drejt për shqiptarët edhe në Tiranë: njëlloj si në Shkup”, shkruan Ngjela.

Ai shton se të korruptuarit e shtetit shqiptar janë të trembur dhe të bashkuar. “Por tani janë në hall. Dhe e kanë të pamundur të shpëtojnë. Fatkeqësia e shqiptarëve ka qenë largimi nga mendimi racional i virtytit dhe moralitetit të shtetit perëndimor. Në Shqipëri, në një shekull kanë drejtuar keqbërësit barbarë. Koha ndryshoi befas: ne, të mbetur vetëm në historinë tonë të trishtë, nuk shkuam dot në Perëndim, por koha e solli që ne vetë të jemi bërë interesi perëndimor i kohës sonë. Moraliteti dhe shteti i drejtë shqiptar sot janë interesi i Amerikës dhe perëndimit në përgjithësi. Gjithçka tjetër që lidhet ne krimin shtetëror në Shqipëri është e pashpresë. Të korruptuarit janë naivë: Shqipëria është në NATO dhe ata janë me shenjën e vjedhësit. Me anë të kësaj kuptohet se Gjithçka është mbyllur. Surrender! Duhet të dorëzohen”, shkruan Ngjela. Avokati mendon se koha e ndëshkimit po afron.

“Të korruptuarit e Tiranës janë në shok mendor: nuk shpëtojnë dot, as me bojkot dhe as me protestë: janë të papranueshëm nga politika e lartë perëndimore, se janë të korruptuar dhe me psikologji barbare kundrejt popullit të vet. Janë të eliminuar. Koha nuk i pranon më, dhe do të shpronësohen që të gjithë; dhe me të drejtë. Ka gjithmonë një rregull strikt në historinë e shtetit modern: Po nuk u ndëshkuan të korruptuarit, kurrë nuk vendoset moraliteti. A nuk e patë këtë me krimet e komunizmit? Mosndëshkimi i sekretarëve politikë të komunizmit, solli korrupsionin dhe abuzimin e ri shtetëror në Shqipëri”, thotë Ngjela. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë