Avokat Ngjela: Donald Trump i kërkoi
Ramës arrestimin e të korruptuarve

Avokat Ngjela: Donald Trump i kërkoi<br />Ramës arrestimin e të korruptuarve
Avokat Spartak Ngjela përmes një statusi në faqen e tij në Facebook tregon sipas tij se cfarë i ka thënë Presidenti i SHBA, Edi Ramës gjatë takimit në Bruksel.
 
Ngjela thotë se “Ai prerë i ka thënë: Reforma në Drejtësi duhet të fillojë para zgjedhjeve; dhe arrestimi i të korruptuarve që kanë qenë të paprekshëm deri tani, duhet të fillojë menjëherë”.
 
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës
Çfarë i tha presidenti Trump Edi Ramës?
Ai prerë i ka thënë:
Reforma në Drejtësi duhet të fillojë para zgjedhjeve; dhe arrestimi i të korruptuarve që kanë qenë të paprekshëm deri tani, duhet të fillojë menjëherë.
 
Kaq mjafton për të kuptuar që Ramë ziu lodhet kot me teatralitetin fëminor që e karakterizon: kundër korrupsionit por...
 
Duhet forcë për të drejtuar moralisht Shqipërinë - po vallë, a e ka Edi Rama këtë forcë?
 
Pak Rëndësi ka: e rëndësishme është të kuptohet se aleanca shqiptaro - amerikane duhet konkretizuar shpejt, dhe prej saj nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. Asnjë!
 
Gjithë të tjerat janë humbje kohe. Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është futur tani realisht dhe faktikisht në fenomenin moral të identitetit kombëtar shqiptar.
 
Kjo është e pandalshme, edhe pse reaksioni antishqiptar në Ballkanin Perëndimor i ka shpresat te korrupsioni shqiptar në Tiranë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim