Avokat Ngjela zbulon bisedën
e Ramës me Presidentin Trump 

Avokat Ngjela zbulon bisedën<br />e Ramës me Presidentin Trump 
Avokat Spartak Ngjela përmes një statusi në Facebook ka komentuar takimin e Ramës me Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Asamblesë së OKB në SHBA.
 
Ngjela thotë se Presidenti nuk ka thënë asgjë në takimin me Ramën veç përshëndetjeve “How are you? Si jeni?” thotë avokati.
 
Gjithashtu ai thekson se as Brukseli nuk çan kokë se fotot janë reklamë. Rama takoi Trump dje gjatë punimeve të Asamblesë në momentin që realizuan foton familjare.
 
Statusi i Spartak Ngjelës
Europianët me pasqyra i gënjyen indianët e Amerikës dhe iu morën tonelata ar...
Rama i di shqiptarët indianë: ai kërkoi t'iu shiste shqiptarëve një fotografi me Presidentin amerikan si sukses vetjak.
 
Komedi.
Pse, i di shqiptarët indianë ky pafille!
Sa shumë janë tallur dje kur e panë që, në hall, na nxori një foto, e asgjë më. Ka qënë i trembur prandaj.
Zotëri, çfarë të tha Presidenti?
Asgjë.
Atëherë ç'na duhet fotografia ne?
Por, të thanë të tjerët që Reformën nuk e bllokon dot, edhe pse ajo të kap.
 
l.
Asnjë kryeministër europian nuk vepron kështu. Turp me këta provincialë të trembur, që mendojnë se gënjejnë popullin e tyre me një fotografi. Kanë qeshur sot gjithë ditën gazetarë, madje edhe qytetarët nëpër lokale më thoshin duke qeshur: e bëri foton ky, mo? Kam qeshur dhe unë shumë më ta. Kanë të drejtë.
 
ll.
Ja pyetja që duhet bërë në këtë rast: këtë foto ky derëzi e punëzi, kujt ua nxjerr për ta parë: amerikanëve që drejtojnë Reformën në Shqipëri; politikës europiane të Brukselit, apo shqiptarëve?
 
Dy të parët qeshin. Sidomos ata të Reformës që e dinë që e kap Reforma se ka dalë shumë i dyshimtë nga investigimi kryeministri shqiptar; thuajse në të njëjtën shkallë më Berishën dhe me Bashën.
 
As Brukseli nuk çan kokë se fotot janë reklamë: çfarë bisedoi Rama me Trampin? Pyesin ata. Dhe kur merr vesh se nuk kanë biseduar asgjë, sigurisht që mendon ndryshe për të ardhmen.
 
Po, nuk kanë folur fare Trampi me Ramën?
Jo, në fakt kanë folur për të folur, i thanë që të dy njëri - tjetrit - hoë are you? Si jeni?
 
Kaq.
Epo paska arritur fitore të madhe Rama, si ajo e Lulzim Basha para zgjedhjeve, që na nxori fotografinë njëlloj si ky tjetri dje. Fëminorë janë në ligësitë e tyre, që të dy.
Po, dhe sa kohë do t'i durojnë shqiptarët këta karagjozë?



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten