Avokat Ngjela zbulon pse po vjen Vuçiç në Tiranë dhe rolin e Ramës e Thaçit

Avokat Ngjela zbulon pse po vjen Vuçiç në Tiranë dhe rolin e Ramës e Thaçit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në datë 8 maj do të vijë në Tiranë së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Mogerini në kuadër të samitit të Brdo-Brionit. Por, avokat Spartak Ngjela ka një këndvështrim tjetër...

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës
Të dy "heronjtë" e territorit të cunguar shqiptar, Thaçi dhe Rama, po duken të lodhur.

Para disa ditësh pamë sesi në Berlin presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Rama, dolën zbuluar kundër interesit kombëtar për çështjen e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë tezë, e gjithë politika e lartë perëndimore po thotë se ajo tezë ka qenë një mendim i Vuçiçit për të shpërbërë Kosovën. Kjo nënkupton që Thaçi dhe Rama, ose janë bashkëpunëtorë me Vuçiçin, ose janë njerëz pa asnjë vlerë në mendimin politik. Që të tegojnë se kanë vepruar me gabim politik të pakonceptuar drejt, këta duhet të japin dorëheqjen. Në të kundërt, tegojnë se janë në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç.

l.Pas gjithë atij dërmimi politik që mori Thaçi dhe Rama katër ditë më parë në Berlin, sot morëm vesh lajmin se këto ditë vjen në Tiranë presidenti i Sërbisë Vuçiç.

Vjen edhe Mogerini.

Pse gjithë kjo ngutje e këtij Vuçiçit për të ardhur në Tiranë, sepse ky, para pesë ditësh, në Berlin e kishte Ramën?

Përgjigjia është e lehtë: Vuçiçi vjen të shpëtojë Ramën. Vjen me gjithë komisioneren e BE, Mogerin. Në fakt, Rama dhe Vuçiç kanë falimentuar politikisht në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Mogerini. Më i diskredituar doli presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se ai në fakt dyshohet se ka tentuar të cënojë interesin kombëtar për interes të tij.

Rama duhet të japë dorëheqjen për atë që u vendos në Berlin në lidhje me paprekshmërinë e kufijve të Kosovës. E pra Vuçiçi dhe Mogerini duan ta shpëtojnë. Pse? Sepse Rama ka rënë në doktrinën Vuçiç për shpërbërjen e Kosovës me anë të shkëmbimit të territoreve. Vetëm ky fakt nuk e lejon të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Kjo qasje kaq antishqiptare, po të ndodhte, do ta dëmtonte shumë stabilitetin kombëtar shqiptar në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht politika proshqiptare në Perëndim dhe gjithë bota shqiptare e kapi që Thaçi në fillim dhe Rama më pas kanë rënë në një akt që bie ndesh me interesin kombëtar, në funksion të territorit. Në fakt ky ka qenë qëndrim i ngjashëm antikombëtar me atë që krerët shqiptarë e kanë sjellë në botën shqiptare që në vitin 1882 dhe kanë vijuar deri në ditën e sotme. Po këta dy të fundit, me çfarë synimi e ndërmorën një akt politik që bie ndesh me interesin kombëtar?

Fakti që opinioni publik shqiptar e konsideron si shkelje të interesit kombëtar tendencën politike për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, pikërisht për këtë, sidomos Thaçi, duhet të japë dorëheqjen. Ftohtësia e kancelares gjermane në Berlin ia imponon këtij dorëheqjen, dhe, pas tij, këtë ia imponon edhe kryeministrit Rama.

Në fakt dorëheqja e Thaçit është në favor të tij. Ai u fut në një lojë pa sens kombëtar, dhe, që t'i tregojë opinionit publik shqiptar se ka gabuar pa qëllim, duhet të japë dorëheqjen. Në të kundërt, Thaçi tregon se territoret kanë qenë skemë e interesit tij të ngushtë për të favorizuar pozicionin e Serbisë.

ll.Shenjat janë se Vuçiçi dhe Mogerini po vijnë në Tiranë që të na thonë ose që Rama ka qenë kundër ndryshimit apo shkëmbimit të kufijve, ose që Vuçiçi nuk e ka pasur kurrë atë ide.

Nëse e bëjnë këtë, Vuçiçi dhe Mogerini, që të dy, do të dalin më qesharakë se vetë Rama.

Por kot e kanë. Edhe Thaçi, edhe Rama nuk kanë më forcë politike në kuptimin kombëtar. Ashtu sikundër që thamë më lart, e mira për të dy është të japin dorëheqjen, se çështja mund të shkojë për shumë keq.

Vuçiç dhe Mogerini sigurisht që tani kanë mbetur vetëm dhe kuptohet se nuk mund ta vijojnë dot më çështjen e ndërrimit të territoreve, por ndërkohë kanë në pozitë shumë të dobët edhe Thaçin, edhe Ramën, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës.

Nëse vërtet Vuçiç dhe Mogerini po vinë t'u thonë shqiptarëve atë që theksuam më lart, sigurisht që shqiptarët do të tallen me ta. Po, në rast se veprojnë duke mos pranuar se ndërrimi i territoreve ka qenë një doktrinë serbe, atëherë pozita e Ramës dëmtohet edhe më shumë.

Kjo është gjendja. Por të dy liderit shqiptarë, të goditur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë dalë në një pozicion që duhet të ndalojë ecurinë e mëtejshme të tyre në politikë. Vazhdimi dëmton edhe çështjen shqiptare, por edhe ata vetë. Por, a e kuptojnë dot këtë Thaçi dhe Rama. Jo, nuk e kuptojnë dot, se ndërtimi i tyre nuk i lejon të dalin nga patologjia e pushtetit. Atëherë? Sigurisht që duhet t'i shkarkojnë nga detyra, sepse sot, as njëri nuk është më president i Kosovës, dhe as tjetri nuk është më kryeministër i Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 07/05/2019 12:44

    O taku ike futi na nje TAS gjebab andej se po Ja fut kot ketu ..ka them fiale tamem nje komentus ketu cfo gje vendos gjermani se ața i kan n kurriz pasojat po t behet luft n Băllkan t gjithe do inplasen gjermanis e nuk ka shians t behet luft se nuk t le gjermani jan super fuqi ața Per 24 ore e bejn șapte Shqiperi Kosovo dhe zerbi bashk prandaj rri i qet e Moș Ja fut kot m kot

    Përgjigju
  • luli: 06/05/2019 23:52

    shkembim teritoresh nuk do te thote me fal teritorin por do te thote nje paqe me e garantuar,pavaresisht se perendimi nuk e pranon sepse bohet preçedent i rrezikshem per te gjitha shtetet e tjera qe kane pakica kombetare ne kufi,po shikoj qe trajtohet sikur neve veç do japim teritor dhe sdo marrim ne kembim asgje,mendoj se sa do jepet aq do merret

    Përgjigju
  • alisenjefi: 06/05/2019 20:25

    o qorrat e kuq te pakten shikoni portokalline se mbase kuptoni ndonje gje.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/05/2019 13:32

    Advukat je bere gati per gjueti ngjalash.... ke zog krapi dhe futi nje dore muhabet

    Përgjigju
  • emigranti: 06/05/2019 12:25

    Zoti avokat me mire se ju askush nuk i perfaqeson ne Shqiperi interesat rajonale te Rusise,je bere zedhenesi me i rendesishem dhe me i rezikshem sepse vishesh me petkun pro amerikan dhe pro perendimor,por ne thelb je po kaq i rrezikshem sa vete opozita,sepse nuk ka si te shpjegohen ndryshe sulmet ndaj kryeministrit me te mire qe ka kaluar ne keto 30 vjetet e fundit,po te kishe b...e te merrje pjese ne emisionin Open te Eni Vasilit dhe te deklaroje te gjitha keto qe shkruan me lart,sepse e dije se do kishe te njejtin fat me te dy gazetaro-analistet e gazetave panorama dhe liberale qe zoti minister i futi qe te dy ne thes sepse mendoni se dini te beni politike dhe diplomaci ngaqe ju paguan politika antishqiptare

    Përgjigju
  • Fredi: 06/05/2019 07:04

    Kete duhet ta shikoje ndonje mjek psiqiatr edhe pse nuk ka asnjë lloj psiqatrie qe e mer ne dorezim!

    Përgjigju
  • Kujtim Koroni: 06/05/2019 02:17

    Po e ka thirrur Meta Vuçiçin.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 05/05/2019 22:45

    Mbas të madhit GJERGJ KASTRIOTI e ISMAIL QEMALIT pa dyshim që SPARTAK NGJELA renditet në atdhetarët më të mëdhej të Shqipëris,e këtë do e vërtetoj koha.Je i madh avokat.

    Përgjigju
  • Al pazar: 05/05/2019 22:10

    Te presim Agron LLAKAJN kete te shtune sa te drejte ka avukat ngjela

    Përgjigju
  • Tironsi: 05/05/2019 21:52

    O monster,o shpifes kur e ka thene ndonjehere Rama qe eshte per shkembim territoresh,por ti je kazan dhe hakmarrja ndaj Ranes qe ste dha karrike te ka erresuar vetedijen

    Përgjigju
  • Fgh: 05/05/2019 21:19

    Jemi qendra e Ballkanit, normal we vijne.

    Përgjigju
  • UN FEN TI PI O NGJELA: 05/05/2019 19:48

    O AVOKAT NGJELA JA KE FUT PORDHËS PA PUSHIM SE FRENAT TË KAN MARU E PORDHAT I LËSHON KUTURU O SPARTAKU I MARU. O NGJELA PO KUSH E PYT THAÇ MAVRIN ME GJITH RAM PALLOSHIN . KTO PUN I NDAN EVROPA AS AMERIKA SE PO TË BËHET LUFT E HA GJERMANIA SE LOQEVARËT SHPËRTHEJN NË ZHERMANI THON ATA DO SHKOJM PRANDAJ MBAJ PORDHAT O AVOKAT . SE VENDOS AS RAMA AS TI AS THAÇI PO GJERMANIA O SPARTAK MAVRIA.

    Përgjigju
  • Sabri: 05/05/2019 19:41

    O Ngjele ja ke fut pak kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!