Avokat Ngjela zbulon pse SHBA
i anuloi vizën Llallës:Je katundar!

Avokat Ngjela zbulon pse SHBA<br />i anuloi vizën Llallës:Je katundar!
Spartak Ngjela e cilëson mediokër prokurorin e përgjithshëm në përplasjen e fundit me ambasadorin amerikan, ndërsa sipas tij krerët e shtetit na turpërojnë, pasi duhet të reagojnë.
 
Ai thotë se është interesuar për heqjen e vizës së gruas dhe vetë prokurorit dhe kjo gjë është bërë nga Ministria e Brendshme amerikane sepse me atë vizë të pasaportës së saj diplomatike kishte lindur në një maternitet amerikan.
 
"Këta krerë politikë që ushqejnë një prokuror mediokër në aventurë, po na turpërojnë ndërkombëtarisht se e dinë ambasadorin amerikan person fizik.
 
U interesova, dhe mësova që heqjen e vizës së gruas së Prokurorit shqiptar dhe vetë Prokurorit ia ka kërkuar Ambasadës Amerikane në Tiranë Departamenti Homland Security (Ministria e Brendshme amerikane)- domerhënë qeveria amerikane, sepse me atë vizë të pasaportës së saj diplomatike kishte lindur në një maternitet amerikan. Vetëm katundarë të rëndomtë veprojnë kështu
" tha ai.
 
Ndërsa përsa u përket gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ngjela thotë se u është hequr viza, pasi dyshohen se mund të kërkojnë azil të paligjshëm në SHBA, për t'i shpëtuar vetingut.
 
"Politikanët nuk shpëtojnë dot: Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri e interesit amerikan dhe interesit shqiptar në Ballkan. Nuk ka tërheqje sepse është një perspektivë amerikane ligjore.
 
Gjithsesi shqiptarët janë në udhën e suksesit të s
htetit të tyre ligjor. Reforma nuk ndalohet. Kurse këta qaramanë duhej ta kishin matur veten mirë para sesa të futnin duart në paratë e shqiptarëve. Tani është shumë vonë..." përfundon Ngjela në statusin e tij në Facebook.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra