TIRANE - Fillimi i javës këtë 8 shkurt i ka detyruar gjyqtarët të shtyjnë plot 63 seanca vetëm në Gjykatën e Tiranës në dhomën civile e penale. Kjo për shkak se avokatët kanë bojkotuar për pagat e referencës dhe rritjen e taksës për sigurimet shoqërore.
Pas kësaj deklarate avokatët kanë bojkotuar këtë të hënë një pjesë të konsiderueshme të seancave gjkyqësore.
Sipas zyrës së shtypit në gjykatën e shkallës së parë në tiranë përfshi dhomën civile dhe atë penale janë 63 procese të shtyra me kërkesë të avokatëve.
Në kërkesat depozituar pranë sekretarisë së gjykatës ata kanë argumentuar se shkak është bojkoti i vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për shkak të tarifave të rritura për sigurimet shoqërore dhe caktimin e pagës së referencës.
E njëjta situatë është paraqitur dhe në qytetet kryesore të vendit, ku nga Fieri avokatët apelojnë për gjetjen e një zgjidhje.
Më 2 Shkurt Dhoma Kombëtare e Avokatisë paralajmëroi bojkotin e seancave në formë proteste, ndërsa pritet që kjo dhomë të mbaj dhe një qëndrim zyrtarë se si do të veprohet pas përfundimit të bojkotit të paralajmëruar vetëm për këtë të hënë.
Pas këtij paralajmërimi për bojkot të proceseve gjyqësore nga avokatët ka reaguar dhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani. “Përsa më sipër, Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani i ka bërë një apel publik të gjithë avokatëve që të mos e braktisin detyrën e shërbimit publik dhe në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat me objekt gjykimi dhënien e masës së sigurisë personale”-njofton zyra e shtypit pranë Ministrit të Drejtësisë.
Pas reagimit të Ministrit Manjani ende nuk ka një reagim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cila pak më herët ka paralajmëruar bojkotin në rang vendi.
Avokatët nuk tërhiqen nga bojkoti i proceseve gjyqësore të paralajmëruar për ditën e sotme. Më herët në një reagim për ReportTv kreu i avokatëve penalistë, Saimir Visha ka deklaruar se nëse qeveria nuk tërhiqet protesta do përshkallëzohet deri në përballje ligjore.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO