Agron Gjedia, avokati i dy familjeve tregon për “Shqiptarja.com” se përmbarimi po nxiton të zbrazë ndërtesën pa dalë ende vendimi i gjykatës, në një kohë kur dihet se gjykatat janë ende me pushime dhe nuk shprehen këto ditë. Ai rrëfen edhe momentin kur njëri nga përmbaruesit ka kryer veprime arbitrare duke thyer vetë derën e banesës së familjarëve. Ai shpjegon se banesa ka qënë pronë e Italianit dhe të gjitha veprimet që janë bërë më tutje janë veprime abuzive dhe korruptive.
Çfarë ndodhi paraditen e së enjtes?
Sot (dje) zyra përmbarimore private ka bërë një vendim ekzekutues në banesën e Arben Xhaferri dhe Lufti Bullati. Të dy familjet banojnë prej vitesh në këtë banesë pronësia e të cilës është me shumë pikëpyetje juridikisht, pasi banesa ka qënë kuplara pronë e Italianit dhe të gjitha veprimet që janë bërë më tutje janë veprime abuzive ose korruptive ose falsifikime. Menjëherë sapo ka ardhë akti përmbarimor sipas procedurave ligjore e kemi kundërshtuar në gjykatë dhe gjykata e ka në dorë shqytimin.
Llogjikisht, juridikisht dhe nga ana sociale duhej që përmbaruesit të dënonin veprimet përmbarimore deri në momentin që të merrej në shqyrtim nga gjykata dhe ajo të vendosë për kërkesën që kanë bërë palët. Për palën që unë mbroj ky moment është shumë i papërshtatshëm sepse tani gjykata është pushim, por siç duket është një moment i përshtatshëm për ato që duan të abuzojnë. Këto veprime janë abuzive.
A janë lajmëruar më parë familjarët për këtë ekzekutim te vendimit?
Jo. Familjet duhet të ishin lajmëruar më parë për këtë vendim, në mënyrë që të mos mbesin në rrugë, por të shkojnë në një banesë tjetër. Shteti shqiptar duhet të përgjigjet për këto banorë, pasi shteti jonë nuk merr asnjë masë për banorët të cilët dalin në sokak dhe nuk merr masa as atëherë kur shkelen procedurat.
Përmbaruesit si vepruan?
Sot (dje) kanë ardh tre përmbarues të cilët njëri nga ata ka kryer vetë aktet duke thyer derën, banesën. Ai juridikisht ka kryer veprime arbitrare, pasi nuk është detyrimi i tij, ta paktën sot (dje).
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com