Avokati i Delijorgjit: Amerikanët
e dinin për Gërdecin

Avokati i Delijorgjit: Amerikanët<br />e dinin për Gërdecin
TIRANE- Njëri nga personat amerikanë në Gërdec, pikërisht Rod Tejlor, sipas avokatit të Delijorgjit e ka ditur se shpërthimi do të ndodhte dhe për këtë ka instaluar një kamera në hotelin ku qëndronte në Vorë ku ka filmuar edhe shpërthimin.

Delijorgji, i cili u mbrojt në gjykatë me një material voluminoz ku përmendeshin dokumente, që nga krijimi i "Albademil" e deri tek kontratat mes saj dhe kompanisë amerikane "SAC". Sipas avokatit të Delijorgjit, ka qenë shtetasi amerikan Patrick Henry, i cili jo vetëm me dokumente por edhe i pranishëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ka kërkuar të kryejë çmontim dhe çmilitarizim municionesh. Avokati i Delijorgjit, Gëzim Veleshnja tha se Patrick Henry ka mbajtur marrëdhënie zyrtare me administratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturat e saj gjatë këtij aktiviteti dhe aludimi i prokurorisë se Delijorgji ka ndërhyrë në marrje vendimesh bie në kundërshtim me dokumentet e administruara në gjykim. Shtetasi amerikan Patrick Henry, ortaku i vetëm i kompanisë "SAC", krijoi një shoqëri të së drejtës shqiptare me emrin "Albademil", e cila do të administrohej nga dy administratorë me detyra dhe përgjegjësi të ndara. Patrick Henry do të mbulonte fushën e çmilitarizimit deri tek transporti, ndërsa Delijorgji vetëm anën e financimit.

Sipas kontratës së nënshkruar në vijim, rezulton nga dokumentet se Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturave vartëse, mori përsipër vendin e demontimit, transportin e municioneve dhe llojin e tyre, si dhe sigurinë e proçesit të demontimit, ndërsa "SAC", nëpërmjet "Albademil", do të përgatiste kantierin, do të organizonte punën dhe rekrutimin e punonjësve. Avokati kërkoi pushimin e çështjes penale në drejtim të Delijorgjit dhe argumentoi se akuzat e prokurorisë janë të pabaza dhe tendencioze.
(eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris