Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën dhe Bashën ai mbyll dosjen

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri shprehet se seanca për Izet Haxhinë i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të shkojë në rrugën e duhur vetëm pas përjashtimit nga trupa gjykues të gjykatësit Lazer Sallaku. Në studion e Report Tv në hapësirën e live-it të pasdites, Beqiri tha se ky gjykatës sa herë që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, e mbyll çështjen, pavarësisht provave të forta që mund të ketë. (Kujtojmë që gjyqtari Lazer Sallaku është ai që pushoi hetimet për akuzat e lobimit rus të PD-së ndaj Lulzim Bashës,dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi ).

"Kjo gjykatë u kthyer shumë prapa, se as nuk e kanë thirrur dëshmitar, te kryesuesi i këtij trupi gjykues, është Lazer Sallaku, ne kemi kërkuar 3 herë përjashtimin e tij nga trupi gjykues. Ai po qe Berisha dhe Basha e mbyll çështjen, është i kapur dhe do ta çojë procesin aty ku rrjedh e keqja. Haxhia bëri padi civile ndaj tij dhe i kërkoi dëmshpërblim se po e mban në burg për një vit me pa të drejtë. Kryetari i seancës është i paditur dhe jemi në gjyq civil, si mund të gjykojë Haxhinë ky takim? Nuk mund të jetë i paanshëm, vdiqën gjykatat që të zëvendësohet ky njeri? Të paktën të zëvendësohej, mund të vihet në rregull ky proces", tha Beqiri.

Skeptik se si do të shkojë ky proces gjyqësor është edhe Izet Haxhia.

"Ai nuk ka besim te ky trup gjykues , jam unë që e mbaj që të jetë i qetë, se një njeri kur e mbledh mendjen që ky kryetar nuk duhet të më gjykojë mua , është shumë i irrituar, por jam i bindur që këtë proces do e fusim në rrugën e duhur" tha Beqiri.

Se kush është porositësi i vrasësi për Beqirin është mëse e qartë dhe për këtë risjell edhe një episod të së kaluar, ku Muharrem Haklajt, babait të Fatmi Haklaj Azem Hajdari i ka thënë "djalin (Shkëlqimin) s'ta kam vrarë unë, por e keqja të vjen nga kjo zyrë', duke iu referuar zyrës së ish- kryeministrit.

"Kam kontakte me familjen Haklaj, i kemi thirrur dëshmitar, por problemi është që ata e dinë të vërtetën, Muharrem Haklaj është dëshmitar okular se moti takim me Azem Hajdari, se e mësoi se kush ia vra u djalin. Hajdari ia tha që të unë mos e kërko vrasjen e djalit, u betua që unë nuk kam dorë dhe i ka dhënë kasetën, ku Berisha urdhëron "gjallë a vdekur më sillni Shkëlqimin në Tiranë". Dhe kur ka dalë i ka thënë këtu e ke të keqen në këtë zyrë e Berishës", ka rrëfyer Beqiri.

Ndalur të mungesa e anëtarëve të familjes Hajdari, Beqiri tha se kane qenë vetë ata që nuk kanë pranuar që të vijnë në gjykim.

"Nuk pranuan që të vinin në gjykim. Ata preferuan që të mos vijnë, por të gjitha deklaratat që e kanë parë të gjithë shqiptarët, bashkëshortja e tij ka shprehur dyshime që e vërteta nuk është gjykuar dhe më ka thënë hapur që "është fshehur e vërteta". Disa nga kolegët e saj janë aq të politizuar", tha Beqiri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert Camcakezi: 07/11/2020 11:52

    Lazer Sallaku,i cili padrejtesisht qendron akoma gjyqtar,sepse Inspektori i larte i Drejtesise nuk po heton dhe propozon per pislleqet e bera deri tani prej tij dhe sepse vete KLGJ eshte amorfe dhe inaktive dhe funksionon vetem formalisht, ka te drejte te vazhdoje i pashqetesuar aktivitetin e tij mafioz ne mbrojtje te bandes Berishiste,te Berishes,te Metes ,Monikes dhe te LuliBashes=Mediokritus Permanentis{vulgaris ose Shejtanum Vicidolum).Eshte turp qe Spak-u dhe BKH-ja e Krajes dhe Hajnajt ben sehir ndaj tij,ndersa jane aq shume aktive per te manipouluar procesin e testit fizik per hetuesit e BKH-se,me qellimin final per te futur ne BKH djemte e vajzat e miqve te tyre,te boseve te mafies ne shqiperi,te politikaneve,prokuroreve e gjyqtareve te interesuar te kene gozhden e tyre te varur brenda BKH-se.Dhe te gjitha keto me bekimin e ambasadores amerikane,zonjes Kim.Eshte e tepert te kerkojme nga zonja Kim te shqetesohet e te nderhyje duke kerkuar llogari ndaj eproreve te gjyqtarit mafioz Lazer Sallaku,se perse eshte me kaq fat ky ndyresire qe i "bie shorti" gjithmone sa here behet fjale per ceshtje qe kane te bejne me Berishen,me Meten e me veglat e tyre!Fundja shqiperi hesapi!Eshte e cuditeshme qe per skandalin e testit fizik te zonjes Hajnaj,zonja Kim e mbrojti ate me zjarr e me flake dhe ne kohe rekord,ne vend qe te anullonte garen sic duhet te vepronte per nderin e saj e te ambasades se amerikes ne shqiperi,kurse ne rastin e te degjeneruarit Lazer Sallaku dhe per gjyqin e quajtur "gjyqi i shekullit" qendron e heshtur,pavaresisht se ka te beje me babain e krimit e te korrupsionit ne shqiperi,Salih vicidolasin,agjentin e UDB-se dhe zjarrvenesin e shqiperise,qe pa iu dridhur qerpiku vrau ne mes te bulevardit 4 demonstrues e plagosi qindra te tjere,duke bere dhe deklarata provokuese te perseritura ne Tv here pas here ,i papenduar dhe si kriminel gjakftohte qe eshte.Dhe Lazeri i tij nuk e merr Berishen as deshmitar,sepse ashtu e ka marre urdherin nga dora vete Berisha!Kjo eshte drejtesia e re,ne te cilen shpresojne mbi 90% e shqiptareve? Humben gjyqtaret qe e kane kaluar vetingun,apo vazhdon ti percaktoje ata akoma Berisha (ne prapaskene) nepermjet veglave te tij ne gjykate!!!

    Përgjigju
  • TA RRASI: 07/11/2020 09:10

    MALOKU KAMIKAZ SALLAKU DUHET FUT NË BURG JO TĒ JET GJYKATËS KTU QËNDRON PROBLEMI. NJË PIS SI KY FUNDËRRINA GJYKATËS VETËM BURG BURG. E KY PIS QËNDRON GJYKATËS.

    Përgjigju
    • sadwr: 08/11/2020 11:16

      Thuj ca ke per te thane per Lazer Sallakun po mos thuj qe asht malok sepse nuk asht. OK. Rrasja dikuj tjeter ksaj rradhe

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë