Kadri VeseliHagë

Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon, tha në seancë se Veseli ishte student kur iu bashkua UÇK-së dhe nuk bëri krim kur luftoi për “lirinë e Kosovës dhe për një të ardhme pa ndarje e pa brutalitet”.

Sipas Dixon, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka asnjë provë kundër Veselit.

“Provat tregojnë se ai ka punuar në UÇK për të parandaluar që civilët e Kosovës të ndëshkoheshin apo të shënjestroheshin. Këtë e ka bërë në bashkëpunim me komunitetin diplomatik, në fushën e zbulimit. ZPS-ja mund të argumentojë deri në fund të botës se ka prova kundër Veselit, por kjo nuk ndryshon faktin që ju, të nderuar gjykatës, mund ta shihni se është një çështje e dobët. Eshtë pikërisht mungesa e provave. ZPS-ja ndjek të kotën”, tha Dixon.


Lajmi kryesor:

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Dënimi do të rishkruante historinë e Kosovës! S’ka prova për krime lufte