Avokati i Popullit
PS shpall një konkurs online

Avokati i Popullit<br />PS shpall një konkurs online
Pak muaj më parë maxhoranca i kërkoi opozitës të propozojë një kandidat për postin e Avokatit të Popullit. Ftesën e maxhorancës opozita e ka përkthyer në një iniciativë tepër të vecantë dhe të rrallë, në të cilën kushdo mund të aplikojë. Partia Socialiste duke këkuar ti japë sa më tepër transparencë këtij procesi, ka dashur të shmang influencat politike që mund ti jepen procesit dhe ka vendosur të hapë një faqe online, në të cilën mund të aplikoj cdo person i interesuar për një post të tillë.


Kjo formë aplikimi është vendosur pas mbledhjes të grupit parlamentar të PS, ku Edi Rama propozoi ngritjen e një komisioni që do të merret me shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit. Komisioni përbëhet nga: Deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi.

Komisionit i janë bashkuar edhe dy anëtarë nga shoqëria civile që janë konstitucionalisti Luan Omari dhe juristi Vangjel Kosta.

“Komisioni, do të hartojë e pastaj do të dërgojë një ftesë publike për çdo kandidaturë, do të organizojë dëgjesa me çdo kandidat dhe do të përgatisë brenda 30 ditësh një raport e një propozim konkret për Grupin tonë Parlamentar,” tha Rama.

Njoftimi
Komisioni ad hoc i ngritur prej Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit e shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit të aplikimit të çdo kandidati apo kandidateje.

Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.

Pas përfundimit të procesit të pranimit të kërkesave, Komisioni Përzgjedhës do të bëjë një vlerësim paraprak të tyre dhe do të ftojë në dëgjesë publike kandidatët/et më të vlerësuar. Jo më vonë se data 15 Dhjetor 2011ky komision do të përgatisë një raport me shkrim për kandidaturat dhe një propozim konkret për Kryesinë e Partisë Socialiste e për Grupin e saj Parlamentar.

Komisioni Përzgjedhës garanton çdo të interesuar për një proces transparent të bazuar vetëm mbi meritën dhe mbi performancën e çdo kandidati apo kandidateje.

Mandati i këtij komisioni ad hoc ka në thelbin e përmbajtjes së vet qëllimin e Partisë Socialiste për të gjetur dhe mbështetur një kandidaturë që të përfaqësojë sa më mirë interesin publik për një Avokat të Popullit në shërbim të Kushtetutës, të ligjit e të të gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallim moshe, gjinie, feje, krahine, bindjesh politike.

Pas përzgjedhjes së kandidatit, opozita do t’ia paraqesë kandidaturën presidentit dhe do të jetë ai që do të vendosë dekretimin e emrit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit