TIRANË - Avokati i Popullit iu ka kërkuar qytetarëve të denoncojnë çdo lloj presioni që konstatojnë gjatë periudhës zgjedhore duke vënë në dispozicion një nr.telefoni pa pagesë: 0800 11 11 nga telefonat fiks dhe një tjetër për thirrje falas nga të gjithë operatorët celularë: 0689034648.
Gjithashtu, Totozani ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i drejtohen për të denoncuar: largimet nga puna me prapavijë politike; detyrimin e nënpunësve të administratës publike për të marrë pjesë në fushatë ; detyrimin e nxënësve dhe fëmijëve për të marrë pjesë në mitingje elektorale si dhe çdo lloj forme presioni ndaj administratës publike si dhe ankesat në lidhje me mosofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga administrata publike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com