Avokati i Popullit, figurë
nga ish-të përndjekurit

Avokati i Popullit, figurë<br />nga ish-të përndjekurit
TIRANE- Pas mëse 9 vitesh si komisioner pranë Avokatit të Popullit, Skënder Haluci vendosi të japë dorëheqjen nga institucioni dhe prej dy javësh i është rikthyer drejtësisë, duke pranuar detyrën e gjyqtarit. Në një intervistë për "Shqiptarja.com", z. Haluci shprehet kundër mënyrës së përzgjedhjes së kandidaturave
Z.Haluci cili është mendimi juaj për listën e kandidatëve për kryetar të Avokatit të Popullit?
Në listë ka shumë emra të personave që kanë kontribute në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Mua më habit fakti i rinkandidimit të ish-Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, sepse ai ishte në krye për 10 vite, ka dhënë çfarë ka patur mundësi.
Veç kësaj është begraundi i tij problematik, si ish-funksionar i lartë në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Por edhe në fund të fundit, nuk mund të rrijë një person gjithë jetën në krye të një institucioni.
Ju keni punuar gjatë te Avokati i Popullit. Si ka qenë performanca e këtij institucioni?
Institucioni i Avokatit të Popullit ka krijuar një emër të mirë gjatë 10 viteve të shkuara dhe nuk varet vetëm nga titullari i tij. Ka patur një staf të përgatitur juristësh që kanë dhënë kontribut. Unë kam punuar prej 9 vitesh te Avokati i Popullit. Nuk mund të mos them se ish-Avokati i Popullit e ka përdorur për interesat e tij personale, karrierës dhe emrit të tij, punën e stafit. Gjatë fushatës për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit ai ka përdorur institucionin për të bërë lobing me punësimet, me familjarë dhe ata njerëz që kishin akces në grupet politike dhe një pjesë e stafit vinin nga ajo pjesë me lidhje në politikë.
Si ju duk mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave për Avokatin e Popullit?
Aty u tha maxhoranca ia lë opozitës zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Unë tani pyes: Po maxhorancëës kush ia ka lënë të drejtën për t'ia lënë opozitës? Është një procedurë e qartë në ligjin për Avokatin e Popullit se si zgjidhet ai. Këtë kompetencë nuk e ka as maxhoranca, as opozita. Pretendentët për Avokatin e Popullit duhet të paraqesin dokumentacionin dhe kërkesat pranë Komisonit të Ligjeve në Kuvend dhe ai më pas ai paraqet Kuvendit. Ligji për Avokatin e Popullit votohet me shumicë të cilësuar dhe është ndër ligjet e mira. Duke patur parasysh bashkëpunimin mes dy partive kryesore unë mendoj se njëra nga këto kandidatura do të kalojë në parlament dhe institucioni do të ketë një titular.
Ju ishit si përfaqësues i shtresës së të përndjekurve te Avokati i Popullit. Sa është rehabilituar kjo shtresë?
Absolutisht jo, madje procesi është në fazat fillestare. Ai është i papërfillshëm. Për mua komponenti kryesor nuk është rehabilitimi ekonomik, por ai politiko-shoqëror, sepse kjo e ka vuajtur më shumë se të gjitha shtresat rregjimin komunist. Mendoj se do të ishte mirë, që në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, të mos ndikonte as opozita, as pozita, por me anë të konsensusit të vihej një përfaqësues nga shtresa e të përndjekurve, që vuajti më shumë se të gjitha shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë rregjimit komunist.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online