Avokati i Popullit heton pse u
hodh studentja nga komisariati

Avokati i Popullit heton pse u<br />hodh studentja nga komisariati
TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani dërguar dy komisionerë në Kukës për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në komisariatin e policisë së këtij qyteti lidhur me studenten që tentoi vetëvrasjen.

20-vjeçarja është vetëhedhur nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Kukësit, pasi ishte thirrur për të dhënë një deklarim në lidhje me largimin e saj nga familja. Studentja e vitit të dytë, dega Infermieri në Universitetin e Kukësit, ishte thirrur në Komisariat për të dhënë sqarime, pasi i ati i saj një ditë më parë kishte denoncuar rrëmbimin e saj.  

Gjatë marrjes në pyetje nga dy efektiva të policisë dhe në prani edhe të një psikologeje, 20-vjeçarja në momentet e depresionit pasi ka pranuar se ishte larguar me një djalë është hedhur nga dritarja e zyrës e cila ndodhet në katin e tretë të Komisariatit të Kukësit. Sapo është njohur me ngjarjen, Avokati i Popullit ka urdhëruar zbardhjen e shkaqeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament