Protesta e opozitës sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nuk arriti pritshmëritë e demokratëve për të ashtuquajturën themelimin e "Republikës së Re".
Organizatorët kishin një parashikuar një pjesëmarrje tejet masive, çka sipas tyre do çonte në imponimin e qeverisë për të hequr dorë nga zgjedhjet e 18 qershorit dhe përmbushur kërkesat e opozitës. Por edhe pse demokratët e 'braktisën', në protestë ranë në sy disa personazhe jo pak të njohur.
Gjithashtu, në këtë protestë ka marrë pjesë edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai është fotografuar pranë Kullave Binjake, ndërsa mban veshur një fanellë me mbishkrimin Avokati i Popullit.

(Avokati i Popullit në protestën e opozitës)
Totozani ka zbritur vetë në terren, pas paralajmërimeve nga segmente të ndryshme pranë opozitës se protesta mund të kishte dhunë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com