Avokati i Popullit, Rama: Procesi
na ndan nga kundërshtarët

Avokati i Popullit, Rama: Procesi <br />na ndan nga kundërshtarët
TIRANE- Rama vlerësoi si mjaft të organizuar procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së Avokatit të Popullit, i cili më pas do i prezantohet kuvendit. Ai shprehu vlerësimin më të lartë për komisionin ad- hoc dhe punën e drejtueses Eglantina Gjermeni.

”Kam besim plotë se komisioni do ta kryejë me sukses detyrën e vështirë për t’i paraqitur kandidaturën në emër të PS. Ky proces përbën një provë të madhe dalluese mes nesh dhe kundërshtrarëve politik dhe është mishërim i gjithckaje që kemi publikuar në programin tonë.” – tha Rama sot në mbledhjen e grupit PS. 

PS zhvilloi dje seancën dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga komisioni i saj Ad-Hoc për pozicionin e kreut të Avokatit të Popullit. Kandidati i parë që nisi prezantimin ishte kandidati Ksenofon Kristafi, ndërkohë sipas shortit Sokol Hazizajt ka qënë në radhë në fund për prezantimin e tij. Çdo kandidat apo kandidate është dëgjuar për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën që aspiron të kryejë. 10 minuta të tjera ka qënë koha e pyetjeve nga ana e komisionit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online