TIRANE- Avokati i Popullit duke uruar një vit të mbarë për të gjithë fëmijët tërheq vëmendjen tek fëmijët e familjeve të ngujuara dhe tek ato që lypin për shkak të vështirësive ekonomike apodhe tek fëmijët me aftësi të kufizuar.
Mendja dhe zemra jonë është edhe tek të gjithë ata fëmijë të cilët nuk e kanë mundësinë të jenë sot me bashkëmoshatarët e tyre: fëmijët e ngujuar, viktima të pafajshme të krimit, për të cilët ky 10 shtator do jetë një tjetër ditë e zymtë, në errësirën e kullave të tyre të varfëra. Fëmijët të cilëve u duhet të punojnë, apo të lypin për shkak të situatës së vështirë ekonomike të familjeve, për të cilët sot do jetë një tjetër ditë mundimesh që nuk u përkasin. Fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët për shkak të mungesës së fasiliteteve në institucionet shkollore, nuk do mund të provojnë kurrë emocionet e bangave të shkollës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Avokatit të Popullit.
Sipas këtij institucioni “Pothuajse ¼ e fëmijëve në zonat rurale të Shqipërisë që regjistrohen në klasën e parë nuk e përfundojnë shkollën tetëvjeçare dhe ¼ e mësuesve të shkollave tetëvjeçare nuk janë të kualifikuar, sipas një studimi të UNICEF. Këto shifra janë brengosëse për çdo shoqëri që është e përgjegjshme për të ardhmen. Ndaj le të shërbejë kjo ditë urimesh edhe si ditë e kujtesës dhe apelit: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut (neni 26) si dhe Kushtetuta e republikës së Shqipërisë (neni 57) përcaktojnë të drejtën për arsimim, si një të drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com