TIRANE- Igli Totozani është ulur sot zyrtarisht në karrigen Avokatit të Popullit. Gjatë paradites së sotme është prezantuar me stafin, si dhe ka prezantuar objektivat e tij në drejtimin e këtij institucioni.
Totozani theksoi se Avokati i Popullit do të jetë një institucion "aktiv në mbrojtje të të drejtave të qytarëve" dhe premtoi “pavarësisë nga të gjitha ndërhyrjet politike”
Prezantimi i Totozanit u bë nga nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle.
Të enjten e kaluar Kuvendi votoi me 127 vota pro kandidaturën e propozuar nga Partia Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Igli Totozani u përzgjodh pas një dëgjeje publike të organizuar nga Partia Socialiste, ftesë së cilës iu përgjigjën 31 aplikantë.
Pas votimit në Parlament, Totozani u prit dhe nga presidenti i Republikës Bamir Topi i cili i uroi suksese në detyrën e tij për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë si dhe i shprehu mbështetjen institucionale.
/Shqiptarja.com