Avokati i Popullit vizitë në Spitalin e
Burgut: Mungojnë kushtet, s’ka ilaçe

Avokati i Popullit vizitë në Spitalin e<br />Burgut: Mungojnë kushtet, s’ka ilaçe
TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vizituar sot Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Gjatë kësaj vizitë që kishte si qëllim vëzhgimin e kushteve, mungesave dhe problemeve që ka ky spital, Avokati i Popullit konstatoi një sërë problematikash.
 
Ndërtesa e Qendrës Spitalore të Burgjeve në Tiranë, ndodhet në gjendje të amortizuar, si dhe verëhet lagështu dhe papastëri në dhoma. Sipas Avokatit të Popullit, një problem emergjent vijon të jetë mbajtja e personave për të cilët gjykatat kanë vendosur masë mjekësore, trajtimin spitalor, në spital burg.
 
Sipas Totozanit, kjo ka bërë që në disa dhoma të ketë mbipopullim. Ndërkaq në këtë qendër spitalore vihet re mungesa e ilaçeve, si dhe mungesa e pajisjeve dhe mjeteve elementare të punës për mjekët dhe sanitarët, ishte një tjetër problem i spitalit.
 
Gjatë vizitës në Qendrën Spitalore të Burgjeve, Avokati i Popullit mori disa ankesa, të cilat do të shqyrtohen dhe do të ndiqen nga një grup pune.
 
Sipas Avokatit të Popullit kjo problematikë që ndeshin personat e shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve, do të ndiqet në vijimësi. Avokati Totozani, thekson se do të ndiqen veçanërisht ato ankesa që vazhdojnë të mosgjejnë zgjidhje pavarësisht rekomandimeve të vazhdueshme të bera nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!