Avokati i ri i Popullit
Topi pret Totozanin

Avokati i ri i Popullit<br />Topi pret Totozanin
TIRANË – Një ditë pas votimit konsensual në Kuvend, kryetari I Kontrollit të Lartë të Shtetit, Igli Totozani është pritur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, kreu i shtetit i uroi Totozanit suksese në detyrën e tij të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë.
“Edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore”, tha presidenti Topi.
Avokati i ri i Popullit, Igli Totozani e falenderoi Kryetarin e Shtetit shqiptar duke e siguruar se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron