Avokati Visha: Atentati, akt mafioz
i porositur, Muja i pafajshëm

Avokati Visha: Atentati, akt mafioz<br />i porositur, Muja i pafajshëm
Avokati i Kleves Mujës, Ardian Visha ndodhej dje në Bari të Italisë për të tërhequr dosjen hetimore mbi të cilën Muja u arrestua në Shkodër tri ditë më parë. Ai është njoftuar në Itali për atentatin që Muja pësoi në burg ditën e djeshme, madje ka qenë vetë Visha që me anë të sms-ve ka njoftuar i pari mediat mbi atë që kishte ndodhur. Në një sms dërguar gazetarëve Visha shkruante: " Tentativë vrasje mafioze e kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja në burgun e Shën Kollit , Lezhë. Goditet me mjet mprehës në sy dhe në kokë nga një vrasës vetëm një ditë pas transferimit në këtë burg. Gjendja shumë e rëndë në spitalin ushtarak",- shkruhej në sms-në fillestare të avokatit Visha. Më pas i kontaktuar me telefon Visha është shprehur se atentati është shumë serioz dhe se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që atentatori të ketë qenë i porositur për një veprim të tillë. Nga ana tjetër Visha ka shpjeguar se hetimet në Itali që prej vitit 2010 kanë evoluar duke shtuar se shumë prej akuzave të ngritura nga prokuroria e Barit janë rrëzuar deri në Gjykatën e Apelit në Itali. "Arrestimi për ekstradim i bërë pas dy vitesh bëhet në kushtet kur gjykata ka çliruar Mujën nga akuzat. Është tërësisht i paligjshëm dhe i pajustifikuar", u shpreh avokati Ardian Visha dje në telefon. I njëjti avokat më datën 2 Qershor kërkoi në Gjykatën e Shkodrës që masa e arrestit të Mujës të ishte "Arrest në Shtëpi", por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Vishës. Gjatë kësaj séance, Visha kundërshtoi kërkesën e prokurorit për masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, Kleves Muja është shtetas shqiptar jo vetëm i mirëlokalizuar nga autoritetet në Shkodër, por dhe i përzgjedhur, prandaj arresti i tij nuk duhej të ishte i ngutshëm. Ai kërkoi arrest shtëpie për Mujën, pasi sipas tij, konventat e zbatueshme në këtë rast nuk urdhërojnë arrestin në burg, dhe vendimi i palës italiane i përket vitit 2010. Kështu, duke qenë një vendim i hershëm, nuk ka arsye për të vendosur burgun si masë arresti. Ndërsa i arrestuari Muja, i cili ishte prezent në sallën e gjyqit, u shpreh se "respektoj Gjykatën si institucion dhe kërkoj një vlerësim të saktë nga ana e saj. Jam dakord me deklaratat e avokatit tim".

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…