TIRANË - Avokatura e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së PD për emërimin Skerdilajd Dalipit pranë këtij institucioni. Avokatura e Shtetit për mes një njoftimi për shtyp sqaron opinionin publik se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot, Skerdilajd Dalipi është i padënuar.

Edhe pse në prill të këtij viti është dhënë një vendim nga gjykata e shkallës së parë dhe më pas vendimi është pezulluar,  Skerdilajd Dalipi ka dhënë dorëheqjen në maj të këtij viti, dorëheqje e cila është pranuar nga institucioni.

Për sqarim të opinionit publik bëjmë me dije se çështja është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit dhe deri në dhënien e një vendimi nga kjo gjykatë z. Dalipi konsiderohet i pafajshëm.

Marrëdhënia e Skerdilajd Dalipi me institucionin e Avokaturës së Shtetit është ndërprerë me miratimin e dorëheqjes.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)