ATHINE - Ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos reagon sërish pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Në një intervistë për gazetën e përditshme të Athinës "Parpolitika", kryediplomati grek thotë se qëndrimet e Berishës ishin të papranueshme. "Vendosa të anulojë vizitën pasi së pari kërkova të tërhiqeshin këto deklarata, çka eventualisht u bë por me vonesë", thotë Avramopoulos. Sipas tij, këto qëndrime e çojnë rajonin pas në të shkuarën jo të mirë.
"Ne duam marrëdhënie miqësore. Marrëdhënie të një fqinjësie të mirë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa në këtë drejtim. Por sa i takon çështjes së dinjitetit kombëtar dhe integritetit, ne kemi vijat e forta të kuqe", thotë Avramopoulos. Tirana, shton ai, e ka marrë këtë mesazh fort dhe qartë. "Është shumë domethënëse që Komisioni Evropian ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për Shqipërinë", insistoi Avramopoulos.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deklarata origjinale e ministrit te Jashtem grek