Avril Lavigne, nuse me të zeza

Ndryshe nga e zakonshmja, siç di të jetë këngëtarja Avril Lavigne u shfaq edhe ditën më të veçantë të saj, atë të ceremonisë së martesës.

Ndryshe nga nuset e tjera Lavigne kishte zgjedhur të martohej me një fustan të zi.

keshtjella e marteses sw Avril lavigne
(Chateau de la Napoule, Francë)

Gjatë intervistës së dhënë për revistën “HELLO” ajo ka përshkruar emocionet që ka ndjerë në atë ditë speciale për të dhe partnerin e saj Chad Kroeger.

Ata kanë celebruar lidhjen e tyre javën e kaluar në një ceremoni të thjeshtë dhe intime.

“Ishte një moment të cilin nuk do ta harroj për gjithë jetën. Trupi im u përshkrua nga emocionet. Shikoja atë dhe ai ishte aq i qetë dhe i lumtur. Ai më bën të ndihem një femër e plotësuar”, ka 28 vjeçarja duke folur plot dashuri për Kroeger.  

avril lavigne

Ato kanë zgjedhur kështjellën e Francës, Chateau de la Napoule, për tu martuar pasi janë të magjepsur nga arkitektura që fal ajo.


(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove