Këngëtarja e njohur Avril Lavigne ka vetëm pak kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Brody Jenner, po mesa duket e ka harruar plotësisht atë. Në vetëm 6 muaj kohë ajo dashuruar dhe lidhur me vokalistin e grupit të njohur rock Nickelback, Chad Kroeger.

Sipas Daily Mail ata po planifikojnë dasmën e tyre në vetëm 6 muaj njohje si dhe e kanë bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Përpara lidhjes me Jenner, Lavigne ka qenë tre vjet e martuar me pjesëtarin e grupit “Sum 41” Deryck Whimbley, ndërsa Chad vjen nga një martesë gjashtë vjeçare me Marianne Goriuck.

(xh.k/shqiptarja.com)