Derbi i 153 në historinë mes Partizanit dhe Tiranës sipas të gjithë gjasave do të luhet në një atmosferë të zjarrtë tifozësh. Është vetë klubi i kuq që është edhe organizator i këtij takimi që në rrjetet sociale ka njoftuar për një interesim të madh të tifozëve për të siguruar një biletë.

Njoftimi i KF Partizanit:

FK PARTIZANI – KF TIRANA 
SOT ORA 16:30 
NJOFTIM PËR BILETAT

Klubi njofton se interesimi për takimin Partizani – Tirana vijon të jetë mjaft i madh. Në sektorët e Tribunave B1, B2, E, F dhe G1 biletat kanë mbaruar. Kompania njofton se drejt fundit janë edhe biletat në sektorin G2, ndërkohë sot janë hedhur në shitje edhe biletat e Tribunave C1 dhe C2. 
Biletat mund ti siguroni gjatë ditës së sotme në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. 

#PërjetMeTyPartizan."

Kujtojmë se për shkak të polemikave që kanë me drejtuesit tifozët ultras të Tiranës, ‘Tirona Fanatics’, kanë bojkotuar këtë derbi.