Axhenda e takimeve të Berishës në Azerbajxhan

TIRANE- Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, e cila do të zhvillohet nga data 8-10 shkurt 2012.

Gjatë vizitës, Kryeministri Berisha do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin do të ketë një takim tet a tet, i cili do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve. Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.

Kryeministri Berisha, gjithashtu, do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin Nadir Huseynov, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mastafayev dhe me komunitetin e biznesit azerbajxhanas.

Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojë edhe vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin