TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Danielson e ka komentuar si pozitiv, progresin e reformave në Shqipëri dhe garantoi se Komisioni Evropian do të tregohet mjaft objektiv në vlerësimin e tij në raportin që do publikohet në qershor. Këtë deklaratë Christian Danielsson e ka bërë në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë takimit, Bushati e ka falenderuar për ndihmën e Komisionit në procesin e reformave të nevojshme për ecurinë drejt integrimit evropian. Ai vuri në dukje përkushtimin e qeverisë dhe informoi Danielsson mbi zhvillimet e fundit në vend, duke u përqendruar në rezultatet e arritura falë reformave të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformimit të gjyqësorit, të administratës civile etj.

Në përfundim, Danielsson ka vënë në dukje se bashkimi i Shqipërisë me qëndrimet dhe masat e Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë është vlerësuar lart nga vendet anëtare të BE-së.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)