LAJME KRYESORE
BAGDAD/UASHINGTON - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të zhvillojë një tur të ri në Lindjen e Mesme dhe në Evropë (Jordani, Belgjikë, Francë) për një mision shumë delikat për çështjen e Irakut.
KIEV/DONETSK - Situata vazhdon të jetë e tensionuar në lindje të Ukrainës ku luftimet vazhduan mes ushtrisë dhe prorusëve, pavarësisht armëpushimit të njëanshëm të dekretuar nga Kievi.
LAJME TË TJERA
DOHA - UNESKO shtoi në listën e trashëgimisë botërore Shpellën "Chauvet", në jug të Francës, e zbukuruar me pikturat më antike të zbuluara ndonjëherë. Si dhe Rrugët e Inkasve, një kryevepër e inxhinjerisë paraispanike që përshkruajnë amerikën e jugut.
KANO (Nigeria) - Anëtarë të grupit Boko Haram sulmuan disa fshatra ku deri tani janë vrarë të paktën 10 persona.
KABUL - Afganistani ndodhet në mes të një krize politike të shkaktuar nga Abdullah Abdullah, kandidati që doli në krye të raundit të parë presidencial, i cili dënon parregullsitë flagrantë kundrejt tij.
DAMASK/BEJRUT - Rreth 11 milionë Sirianë, ose gjysma e popullsisë, kanë nevojë për ndihma humanitare sipas OKB-së.
KAJRO - Tjetër proces me dyer të mbyllura kundrejt presidentit të shkarkuar Mohamed Morsi për çështjen e manifestuesëve të vrarë në vitin 2012./
/G.S/
/Shqiptarja.com