Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet në aksion në datat 13 dhe 14 janar. Java e 16-të e futbollit do rikthejë skuadrat për herë të parë në fushë për vitin 2023. Gjithçka hapet të premten në 13 janar në orën 13:00 me dy duele. Bylis luan me Kukësin dhe Laçi me Tiranën. Në 16:00 Partizani pret Vllazninë.

Të shtunë në 13:00 luhet Egnatia - Erzeni dhe në 16:00 sfida mes Teutës dhe Kastriotit. Pas 15 javëve në Superligë, Partizani me 29 pikë mban vendin e parë, ndërsa Tirana me 25 pikë gjendet në vendin e dytë. Egnatia me 24 pikë renditet në vendin e tretë, ndërsa Erzeni dhe Vllaznia me 22 pikë ndajnë vendet 4 dhe 5.

Superliga shqiptare e futbollit - java 16-të:

13 Janar

13:00

Bylisi – Kukësi

Laçi – Tirana

16:00

Partizani – Vllaznia

14 Janar

13:00

Egnatia – Erzeni

16:00

Teuta – Kastritoti