Tani dihet publikisht që Greta Koçi është përfshirë në forumet rinore të Partisë Demokratike, por askush nuk do ta kishte besuar aq shum se ajo do të ishte kaq aktive n politik. E për të treguar këtë gatishmëri politike vajza e njohur e skenës ka nxjerrë në faqen esaj në Facebook agjendën e saj politike. “Nesër në Kavaj me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Takime të shumta dhe mbremje festive”-është shprehur këngëtarja, ndërkohë që ka falenderuar për mikpritjen pak ditë më parë të rinjtë demokratë të PD-së në Dibër dhe Burrel për mikpritjen madhështore. Shumë prej këtyre të rinjve duke përfituar edhe nga prania e Gretës morën vendimin për t’u anëtarësuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.