Ayala e Rama:Fitore e Shqipërisë
presim të njihet rezultati
Kryetari i PS-së sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, kanë përshëndetur fitoren e së majtës në Shqipëri. Ayala tha: "Ky është një moment me rëndësi për vendin kur të gjithë duhet të bashkohen. Presim që ata që janë në krye të institucioneve të dalin dhe njohin rezultatin."
TIRANË – Kryetari i PS-së sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, kanë përshëndetur sëbashku, fitoren e së majtës në Shqipëri në një konferencë për shtyp. Ata kanë dhënë mesazhin e bashkimit të vendit; Ayja: "Ky është një moment me rëndësi për vendin kur të gjithë duhet të bashkohen" kurse Rama "të bashkohemi me fitoren e madhe të Shqipërisë".
Konferencën e hapi kreu i Ps-së, Edi Rama, i cili tha: “Ndërkohë që po marrim përgëzime nga miq dhe ndërkombëtarë, ky është momenti për të falenderuar Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala.”
Ayala nga ana e tij tha: “Eshtë një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Do doja të përgëzoja popullin shqiptar për mënyrën e përgjegjshme me të cilën ka kryer këto zgjedhje. Do doja t'i dërgoja ngushëllimet e familjes sonë socialiste të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së dielë.
Gjithashtu, siç uroj z.Rama, unë uroj edhe kryetarin e LSI-së, z.Meta. Në fakt kam qënë këtu edhe disa kohë më parë dhe tashmë, bashkimi i fortë i së majtës, tregoi se sjell një vizion të ri për vendin. Lamë menjanë ato vështirësi të mëdha dhe jemi para të krijuarit të një momenti kur institucionet do të ecin para dhe do të krijojnë një të ardhme normale."
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste theksoi në fjalën e tij : "Më pëlqeu shumë ajo që tha dje Edi, se edhe ata që humbën, duhet të kuptojnë se ky është moment me rëndësi për vendin, kur të gjithë duhet të bashkohen. Dhe ajo që presim është se ata që janë në krye të institucioneve duhet të dalin dhe njohin rezultatin. Edhe shokët e mi në të gjithë Evropën po e festojnë këtë ngjarje të madhe në Shqipëri dhe në Tiranë."
Rama nga ana e tij tha: “Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë europiane që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Ky është triumfi i sovranit që ndau Shqipërinë nga proceset e deformuara që njollosën imazhin e vendit tonë. Sot, çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor, për cilëndo forcë politike, duhet të ndihet krenar sepse e bëri Shqipërinë krenare që me gëzim përjeton të vërtetën e thjeshtë se nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria,” – përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35