Ayraul: Zgjedhja e presidentit
të Francës nuk i përket Rusisë

Ayraul: Zgjedhja e presidentit<br />të Francës nuk i përket Rusisë
BRUKSEL-Vizita e kandidates së ekstremit të djathë, Mari Le Pen në Moskë, duket sikur ka rritur frikën e një ndërhyrjeje ruse në zgjedhjet presidenciale në Francë.
 
Shefi i diplomacisë franceze,  Jean- Marc Ayrault, ka paralajmëruar sot Rusinë kundër çdo ndërhyrjeje të mundshme në procesin zgjedhor në Francë.
 
Nuk i përket Rusisë për të zgjedhur kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës franceze”, ka deklaruar Ayrault në takimi e NATO-s në Bruksel.
 
Nga 27 ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës Atlantike të pranishëm në këtë takim, shumë kanë përmendur rrerziqet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme, në Francë dhe më pas në Gjermani”, u shpreh shefi i diplomacisë franceze.
 
Ndërkohë Ayrault shtoi se ashtu si Rusia nuk pranonte ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe Franca nuk e pranon një gjë të tillë.
 
Më herët në Francë, presidenti François Hollande, ka kërkuar që të merren të gjitha masat për tu siguruar që në zgjedhjet presidenciale nuk do të ketë asnjë ndërhyrjeje.
 
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane