Azerbajxhan, baxhanaku i
Balliut para Berishës në Baku

Azerbajxhan, baxhanaku i<br />Balliut para Berishës në Baku
TIRANE- Një ditë përpara se në Azerbajxhan të nisi vizitën e planifikuar, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, atje wshtw prezantuar ambasadori i ri i Shqipërisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (News.Az), presidenti i vendit, Ilham Aliyev pranoi dje dorëzimin e letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Shqipërisë Altin Kodra. Sipas agjencisë së lajmeve presidenti Ilham Aliyev pati një bashkëbisedim me ambasadorin, duke nënvizuar perspektivën e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, në fusha të ndryshme, përfshirë ato politike, ekon¬omike dhe energjetike. "Presidenti Aliyev kujtoi në bisedën me ambasadorin shqiptar, takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe i uroi diplomatit suksese në misionin e tij".

ALTIN KODRA

Altin Kodra është baxhanaku i Fahri Balliut, një botuesi të njohur për mbështetjen e pakufishme ndaj kryeministrit Berisha. Prej shumë vitesh ai punoi në zyrën e auditit në Ministrinë e Jashtme dhe prej disa vitesh ishte ambasador i Shqipërisë në Turqi. Nuk është e rastësishme lëvizja e tij nga Ankaraja në Baku, ku sot do të nisë vizitën kryeministri Berisha, gjatë së cilës do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin do të ketë një takim tet a tet, i cili do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve. Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë. Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.
GAZI
Vizita e kryeministrit Berisha në Azerbajxhan bëhet pak kohë para se të merret sinjali për një nga projektet më të mëdha të gazsjellësit, ai Trans-Adriatik me vlerë investimi prej 1 miliard euro. Sipas kryeministrit, gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë në territorin shqiptar dhe do i sjellë vendit një miliardë euro investime. "Korridori i rrymës së jugut është i një rëndësie shumë të madh për furnizimin dhe sigurinë energjetike të Europës, Korridori i quajtur; The Southern Corridor 'Korridori i Jugut', siç dihet ka disa variante, por varianti më fizibël, më i besueshëm, është varianti i gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili kalon në territorin e Shqipërisë dhe realizon ndër të tjera, 1 miliard euro investime. Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë, i kursen këtij projekti disa miliard euro dhe e bënë këtë projektin më të shkurtër dhe më të shpejtë për tu realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy- tre muajve, merret vendimi përfundimtar nga Konsorsiumi i detit Kaspik i përbërë nga një grup kompanish, ku natyrisht ndër më kryesoret është fjala e kompanisë kombëtare të Azerbajxhanit, vend që ka fushën e Shah Denizit, fushë me sasi kolosale gazi. Ka shumë tregues që duke e krahasuar këtë projekt me të gjitha projektet e tjera nga Nabuco dhe tre - katër projekte të tjera, Trans-Adriatik është më i mundshmi", u shpreh Berisha të hënën para deputetëve të PD-së. ( ne foto Altin Kodra dje me presidentin Aliev)
(Shkrimi eshte botuar sot ne Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës