Azerbajxhan, Berisha krah të
akuzuarit për pastrim parash

Azerbajxhan, Berisha krah të <br />akuzuarit për pastrim parash
BAKU - Kryeministri Sali Berisha ka vijuar vizitën e tij në Azerbajxhan, ku ka mbajtur një takim me disa biznesmenë. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave sot pasdite është publikuar fotoja e darkës së shtruar nga biznesi në Azervajxhan për nder të vizitës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Në krah të kryeministrit Berisha është shfaqur një personazh i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe më tej. Bëhet fjalë për Ali Evsen, i cili u arrestua muaj më parë në Spanjë, pasi akuzohet për lidhje me familjen e Mubarak dhe për pastrim parash. Evsen duket qartë në foton e publikuar në faqen e Kryeministrisë, por dhe në kronikat e transmetuara në televizor, duke qenë se ndodhet në krahun e djathë të Berishës. Ali Evsen, tashmë dhe me shtetësi shqiptare, është arrestuar me akuzën për pastrim parash, dhënie ryshfeti dhe korrupsion muaj më parë. Ai ishte pronari i kompanisë ajrore shqiptare Albanian Airlines. Ali Evsen u arrestua së bashku me një biznesmen egjiptian, Hysen Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe djalit të tij Khaled Salem. Nga hetimet ka rezultuar se Evsen kishte hyrë garant me anë të kompanisë së tij për të nisur paratë në drejtim të familjes Salem në Egjipt. Gjykata e Lartë spanjolle kërkoi për lirimin e Evsen garancinë prej 18 milionë euro, ndërsa për biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milionë euro.

NJOFTIMI ZYRTAR I QEVERISE
Shqipëria ka të gjitha potencialet e nevojshme për tu bërë qendër e rajonit për kompanitë e energjisë së Azerbajxhanit, në rajon. Gjatë një darke me përfaqësues të biznesit dhe autoriteteve të larta të Azerbajxhanit, kryeministri Sali Berisha ka folur për potencialet energjitike të Shqipërisë, dhe hapësirat e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në këtë drejtim.
Në këtë drejtim kreu i qeverisë shqiptare garantoi biznesmenët se qeveria po ndërmer masat për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa i ftoi ata që të realizojnë investimet e tyre në vendin tonë në të gjitha fushat. Gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me drejtues të kompanisë shtetërore azere të prodhimit të naftës SOCAR, të cilët shprehën interesin për të qenë prezentë në vendin dhe rajonin tone, nisur nga eksperienca prej shume dekadash ne sektorin e gazit dhe te naftës të kësaj kompanie. Nga ana e tij kryeministri e ftoi kompaninë të investojë për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të depozitimit të gazit azer në energji me projektin e Trans Adriatik Pipeline, apo për të marre pjesë në privatizimin e kompanisë shqiptare Albpetrol. Pas takimeve të zhvilluara me Presidentin e Azerbajxhanit, Kryeministrin, dhe Kryetarin e Parlamentit. Kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan disa vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit, në Baku.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024