AZERBAJXHAN-Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka emëruar bashkëshorten e tij Mehriban Aliyeva, në postin e zv.presidentes.

Urdhri për emërimin e bashkëshortes së tij si zëvendëspresident është publikuar gjatë ditës së djeshme në faqen e internetit të presidencës së Azerbajxhanit.

Presidenti Aliyev, e ka marrë udhëheqjen e vendit në vitin 2003, kohë kur ai zëvendësoi babai e tij Heydar Aliyev, i cili e udhëhoqi vendin për 10 vite.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë akuzuar shpesh  presidentin Ilham Aliyev, për persekutim të politikanëve opozitarë, gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com