Azerbajxhani-Shqipërisë:
Na sillni trupin e kapitenit

Ambasada e Azerbajxhanit për Shqipërinë, me rezidencë në Greqi është e shqetësuar për fatin e komandantit azerbajxhanas të anijes turke për të marrë të gjitha masat për ta kthyer trupin, tha zëdhënësi I ministrisë së jashtme të Azerbajxhanit Elman Abdullayev për agjencinë Trend.
Në emër të ministrisë së jashtme, ambasada ka pasur kontakte të vazhdueshme me shërbimin kufitar dhe autoritetet lokale në Shqipëri, afër bregut të Durrësit ku u fundos anija turke.
Edime, anija turke u fundos pas shpërthimit në bord në 15 janar tre milje larg portit të Durrësit në detin Adriatik. Anija kishte shkarkuar më shumë se 3 mijë tonë naftë në portin e Durrësit dhe ishte duke u larguar. Pritet nga dita në ditë që të zgjidhet cështja e kthimit të trupit të kapitenit azerbajxhanas Khayyam Mammadov, I lindur në 1958. “Eshtë identifikuar tashmë trupi I vdekur I kapitenit tha Saygi Denizcilik që ka në pronësi anijen. Trupi I tij do të kthehet pasi të japin lejen autoritetet shqiptare. Trupat e vdekur të dy qytetarëve gjeorgjianë Melkaza Lazishvili dhe Beki Urrushadze, u identifikuan gjithashtu
Marinarët azerbaxhanas Arif Amrahov, Safa Ibrahimov dhe Ramil Melikov gjithashtu ishin pjesë e ekuipazhit, por janë në gjendje normale shëndetësore. 6 nga 15 anëtarët e ekuipazhit ishin qytetarë gjeorgjianë, katër nga Azerbajxhani, tre turq dhe dy qytetarë ukrainas. Anija Edirne IMO 7704291 me kapacitet mbajtës 4112 tonë ishte ndërtuar në vitin 1980. Ajo mbante flamurin e Sierra Leones. ab/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale

Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale