AZI – Çmimi i naftës regjistron rënie të ndjeshme

SINGAPOR - Çmimet e naftës regjistruan sot një rënie të ndjeshme në Azi, pas rritjes një ditë më parë të zërave për ulje të ofertës saudite.
Një fuçi naftë "light sweet crude" (WTI) për livrim në muajin dhjetor humbi 69 cent duke u shitur me 81,40 dollarë ndërkohë që një fuçi naftë Brent nga deti i Veriut për livrim në të njëjtën periudhë humbi 62 cent duke u shitur me 86,21 dollarë.
Çmimet e naftës u mbështetën dje në treguesit e mirë për kërkesën energjetike, ashtu si njoftimi për një përshpejtim të lehtë të prodhimit industrial në muajin tetor në Kinë, konsumatori i dytë botëror i naftës bruto.
"Shifrat janë mjaft inkurajuese për momentin, por duhet të presim  nëse ato do të konfirmohen në njoftimet e ardhshme", theksoi Daniel Ang de Phillip Futures në Singapor.
Industria e gazit dhe naftës në SHBA ka lulëzuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këtë vit SHBA-ja po konkuron edhe vendet më të mëdha eksportuese të naftës, si Arabia Saudite./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!