AZI -Çmimi i naftës regjistron rritje, por ende nën pragun e 50 dollarëve

/ATSH-AFP/ - Çmimet e naftës në Azi regjistruan sot një rritje të lehtë duke përfituar nga blerjet me çmim të ulët, por përfitimet ishin të ulëta si pasojë e fuqizimit të dollarit dhe rritjes së stoqeve amerikane.
Pas një përmirësimi të ndjeshëm një ditë më parë në Nju Jork dhe Londër, një fuçi naftë "light sweet crude" (WTI) për livrim në muajin prill fitoi 58 cent në bursat aziatike duke u shitur me 48,87 dollarë ndërkohë që një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut fitoi 31 cent duke u shitur me 56,70 dollarë.
Me një rënie të ndjeshme që prej muajit qershor nga oferta e lartë botërore që rëndoi rritjen e prodhimit amerikan, nafta vuan që prej disa ditësh nga fuqizimi i dollarit amerikan pas publikimit të shifrave të mira të papunësisë duke rritur frikën për një rritje, më herët nga sa parashikohej, të normës bazë të interesit në SHBA.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja