TIRANË – “Prokuroria Shqiptare është e angazhuar maksimalisht në hetimin dhe ndjekjen e çdo rasti të atyre që konsiderohen “azil-kërkuesit” e rremë. Fokusi është sidomos tek ata qytetarë shqiptarë të cilët përdorin dokumente të fallsifikuara si të përfshirë në gjakmarrje për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Evropian”. Kështu bëhet e ditur nëpërmjet në njoftimi të lëshuar sot nga  Prokuroria e Përgjithshme.

Për këtë qëllim, zyrtarë të saj janë takuar sot me përfaqësues të Zyrës franceze të Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi – OFPRA dhe me ambasadoren e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro.

Në këtë takim është premtuar se krahas luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes në vendin tonë, organi i Prokurorisë jep garanci se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze, por edhe ato të vendeve të tjera të BE-së për të parandaluar abuzimin e qytetarëve të ndryshëm shqiptarë nga liberalizimi i vizave.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)