Azilantët, Bumçi: Shqiptarët të
reflektojnë me votë keqqeverisjen

Azilantët, Bumçi: Shqiptarët të<br />reflektojnë me votë keqqeverisjen
Kthimi nga gjermania i 100 mijë azilkërkuesve nga shqipëria dhe kosova është një vendim I pritshëm. Ish ministri I jashtëm Aldo Bumci thotë për shqiptarja.com se pavarësisht vëshstirësive që kanë ,shqiptarët nuk mund të ndryshojnë të ardhmen e tyre duke u larguar, por pakënaqësitë mund ti shprehin me votë duke përcaktuar qeveiritë në që ata duan dhe jo keqqeverisjen.
 
Shqiptarët duhet të flasin me votën e tyre për pakënaqësistë që  kanë dhe jo duke këkruar azil në vendet e Bashkimit Europian.  Ish ministri I jashtëm Aldo Bumçi  e konsideron një vendim  të pritshëm atë të Gjermanisë për kthimin e azilkërkuesve, Bumçi  thotë se që në momentin që ky fenomen u shfaq si shqetësim, ambasadorët e vendeve europiane u shprehen qartë kur thanë se qytetarët  duhet të shohin të ardhmen e në vendet e tyre.

"Na thanë miqtë tanë partnerët tanë nuk zgjidhen hallet duke marrë valixhet dhe ikur, të rrimë këtu shqiptarët kanë fituar të drejtën e lëvizjes pas viteve 90 me viza pa viza, pas 2010 pa viza kanë fituar dhe të drejtën për të votuar, ta përdorin atë të drejtë për të ndryshuar jetën e tyre. Për kryeministrin nuk ka asgjë për të ndryshuar do vazhdojë po kjo histori, shqiptarët duan të ndryshojnë"-tha Bumçi

Bumçi tha se pavarësisht se ky fenomen është kthyer në një shqetësim real edhe për vendet pritëse, për kryeministrin nuk ekziston.

"Sipas kryeministrit tonë asgjë nuk ka për të ndryshuar. Nuk kishte lajm që do ndryshonin gjërat në Shqipëri ai madje mohoi dhe fluksin e shqiptarëve për azil, tha janë shqiptarë nga Greqia kur vetë autoritetet gjermane kanë dalë dhe kanë thënë që janë shqiptar të Shqipërisë, po i kthejnë në Shqipëri dhe kur kryeministri dhe qeveria janë të verbër dhe të shurdhër nuk shohin nuk dëgjojnë do të thotë që asgjë s ka për të ndryshuar"-thotë Bumçi

4 ditë më parë qeveria gjermane vendosi që të përdorë avionët ushtarakë për të dëbuar azilkërkuesit. Zëdhënësi i Angela Merkel ka deklaruar nga ana tjetër se avionët ushtarakë do të përdoren nëse nuk do të ketë në dispozicion avionë civilë. Sipas të dhënave  do të kthehen rreth 100.000 shqiptarë nga Shqipëria e Kosova por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët