Azilkërkuesit në BE, hetim
kreut të Pajtimit të Gjaqeve


TIRANE- Drejtoria kundër Krimit Financiar dërgon për hetim kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me qendër në Tiranë, Gjin Marku dhe Pashko Tom Popaj me detyrë anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër.

 “Këta shtetas dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e mësipërme kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës, duke konsumuar elemente të veprës penale te “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Policia e Shtetit njofton se do të vijojë verifikimin e të gjitha rasteve të ngjashme, duke kryer të gjitha veprimet procedurale në ngarkim të të gjithë atyre shtetasve që do të evidentohen se kanë kryer apo kryejnë veprime antiligjore.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve