TIRANË- Pasi u refuzohet kërkesa për azil në Gjermani, shqiptarët mësyjnë Holandën. Nga 1500 azilkërkues nga vendi ynë gjatë 2 muajve të parë të 2016 në Holandë, 800 prej tyre u është refuzuar më herët azili në shtetet e tjera europiane, kryesisht gjermani.
Sipas zv/ministrit të jashtëm vetëm 4 prej tyre kanë marrë azilin ndërsa pjesa tjetër duhet të riatdhesohen.
Teksa kryetarja e komisionit të jashtëm, Arta Dade, kërkonte frenimin urgjent të këtij emigrimi të paligjshëm, sipas Ministrisë së Brendshme të përfshirë në këtë eksod të ri, janë dhe administratorët e pushtetit vendor që falsifikojnë dokumentacionin.
Shqipëria mban vendin e parë të azil kërkuesve në Holandë, çka ka detyruar autoritetet e këtij vendi të kërkojnë zgjidhje të kësaj çështjeje nga pala shqiptare,
Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Holandë në kërkesat për azil, duke ia kaluar dhe sirianëve.
Kryetarja e e komisionit të jashtëm Arta Dade, kërkon ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve shqiptare për të frenuar këtë emigrim të paligjshëm.
Ndërkohë një informacion i ri shqetësues erdhi nga ministria e brendshme sipas të cilit administratorët e rinj të pushtetit vendor, që zëvendësojnë kryetarët e komunave lëshojnë dokumente false për azil.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO