Bëhen publike dokumentet me debatet brenda Al Qaeda-s

Bëhen publike dokumentet me debatet brenda Al Qaeda-s
UASHINGTON - Al Qaeda ka qenë e mbushur me debate të brendshme për një larmi çështjesh në muajt para vrasjes së Bin Laden. Kështu del nga dokumentat që u gjetën në shtëpinë në Pakistan ku u vra lideri i organizatës terorriste pas një operacioni të forcave speciale amerikane, dokumente që janë bërë publike sot, kur ka kaluar një vit nga vrasja.

Nëpër letrat e shkëmbyera mes Bin Laden dhe liderëve të tjerë të organizatës dhe shënimet e gjetura del se debatet shtriheshin në lidhje me çështje taktikash, strategjish madje edhe marketingu.

Një dekadë pas sulmit mbi Nju Jork dhe Uashington liderët e Al Qaeda-s debatonin se sa i ngushtë duhet të ishte bashkëpunimi me grupe të tjera terrroriste, sa shumë duhej sulmuar SHBA, si të fitohej mbështetja e myslimanëve, nëse duheshin sulmuar trafikantët e drogës për t’u marrë paratë deri edhe nëse duhej ndërruar emri Al Qaeda.

Në një dokument të gjetur në shtëpinë e Bin Laden në Abottabad sugjerohej se emri Al Qaeda “ka pakësuar ndjesinë te myslimanët se u përkasim atyre” dhe nuk ka ndonjë lidhje fetare. Emri, që në arabisht do të thotë ‘baza’, u përdor për herë të parë në referencë të disa muxhahedinëve që luftonin kundër sovjetikëve në Afganistanin e viteve ’80.

Ndër emrat alternativë që përmenden në dokument janë Grupi I Bashkimit Mysliman, Partia Unifikuese e Kombit Islamik, apo Grupi për Çlirimin e al –Aqsa.

Nga 17 dokumentet e bëra publike duket se si Bin Laden përpiqej nga baza e tij e fshehtë në Pakistan, ndonjëherë i mbushur me zhgënjim, të kontrollonte grupet xhihadiste lokale në pjesë të ndryshme të botës. Bin Laden kërkon, i pakqënaqur, që të ndalen sulmet ndaj popullatave lokale, që shkaktonin viktima mes myslimanëve dhe përqendrimi të shkonte drejt sulmeve kundër amerikanëve.

Ka pasur debate nëse Al-Qaeda duhej të distancohej nga degët e saj në vende të tjera, të integrohej më shumë, apo të vazhdonte të këshillonte duke ruajtur ndarjen me to.

Në dokumenta del se Bin Laden ka kërkuar ngritjen e dy njësiteve, një në Pakistan dhe një në Bagram të afganistanit, ku ndodhet një bazë e madhe amerikane, që do të përpiqeshin të vrisnin presidentin Obama ose gjeneralin Petraeus. Bin Laden shkruan se nëse vdes Obama, në pushtet do vijë zv/presidenti Biden që është një njeri “krejt i papërgatitur”.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës