Bëri copash shokun, kapet
në Berlin aktori pornografik

Bëri copash shokun, kapet <br />në Berlin aktori pornografik
BERLIN - Përfundoi arratia për 29-vjecarin nga Kanadaja i cili pasi kishte vrarë një student kinez, kishte prerë në copa trupin e tij. Luka Rocco Magnotta, me profesion aktor pornografik dhe model, është arrestuar në kryeqytetin gjerman, teksa ndodhej në një internet kafe dhe po informohej rreth situatës së tij. Me të mbërritur policia e cila u sinjalizua për prezencën e tij nga banorë që e njohën 29-vjecarin, Luka Rocco Magnotta nuk ka bërë asnjë rezistencë madje mësohet ti jetë drejtuar forcave policiore duke i thëne se ishte pikërisht burri që ata kërkonin.

Luka Rocco Magnotta emri i vërtetë i të cilit është Eric Newman dyshohet të jetë një serial killer i vërtetë por deri tani ai akuzohet vetëm për vrasjen e një studenti kinez në Montreal. Pas vrasjes, 29-vjeçari mori avionin e parë të linjës dhe mbërriti në Paris më datë 26 maj. Atë natë ai fjeti në një hostel bashkë dhe me një djalë të ri të cilin sipas policisë duhet ta kishte njohur gjatë udhëtimit për në Paris.

Që prej asaj vrasjeje makabre, Magnotta frekuentonte vënde publike dhe qëndronte shumë në shoqërinë e të tjerëve dhe këtë sipas policisë e bënte për të shmangur çdo dyshim. Ndërkaq fotoja e tij ishte shfaqur në të gjitha mediat prestigjoze botërore dhe tashme aktori pornografik kërkohej nga Interpoli. Ai informohej vazhdimisht për situatën e vetë duke ndjekur edicionet informative apo shkrimet nëpër gazeta.

Vendosi të arratisej drejt Gjermanisë me shpresën se nuk do të kapej më nga policia por ai ra në grackë ndërsa ishte pikërisht përpara kompjuterit që për të ishte vitrina.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre