Bëri koment fyes në PE
eurodeputeti rrezikon ndëshkimin

Deputet polak i Parlamentit Evropian, Janusz Korwn-Mikke, mund të përballet shumë shpejt me një ndëshkim nga ana e PE-së, për shkak të komentet fyes që bëri gjatë fjalës së tij mbi gratë.
 
Gratë duhet të fitojnë më pak se burrat, sepse janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente”, u shpreh Mikke gjatë fjalës së tij.
 
Ndërkohë, presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, është duke hetuar nëse Janusz Korwn-Mikke ka thyer rregullat e PE-së, të cilat ndalojnë shpifjen, gjuhën dhe sjelljen raciste e ksenofobike, me komentet e tij ndaj kolegëve të tjerë.
 
Komentet e Mikke mbi gratë ka hasur në kundërshtim të shumë kolegëve, ku grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, i kanë kërkuar presidentit të PE-së të marri masa ndëshkimore për deputetin nacionalist polak.
 
Nëse prej komentit të Janusz Korwn-Mikke, Tajan konstaton thyerje të rregullav të Parlamentit Evropian, eurodeputeti mund të ndëshkohet duke marrë një paralajmërim për pezullim e deri në një pezullim të përkohshëm.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për këtë javë

Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për këtë javë