Vetëm para disa javësh u përfol në media se çifti i njohur shqiptar do të bëheshin sërish prindër, por lajmi u mohua. Tashmë ka qenë vetë këngëtari Ermal Fejzullahu që pohoi se bashkëshortja e tij Ariana po pret fëmijën e tyre të katërt.
Këngëtari dhe partnerja e tij janë të martuar prej vitesh dhe fryt i dashurisë së tyre janë tre fëmijët Arti, Buna dhe Era. Këngëtari Ermali ka qenë i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ku më në fund ka konfirmuar se do të bëhet baba.
“Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë ajo ka rëndësi’ ka pohuar Ermali. Ndërkohë nuk dihet ende gjinia e bebes që presin.
Komento